Diaz puthet me 'ishin' e Paris Hilton!

Mediale Vip

Diaz puthet me 'ishin' e Paris Hilton!

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 17:43

Ata të dy janë përpjekur ta fshehin marrëdhënien e tyre, por tashmë duket se nuk e mbajnë më dot sekret.

Cameron Diaz nuk është më "single". Aktorja dhe Benji Madden kanë dhënë provën e parë se s'janë thjesht miq, pasi ka dalë një foto e fundit e tyre ku po puthen gjatë një darke në New York. Çifti nuk duket më i ndrojtur për të shfaqur të gjithë "ngrohtësinë" midis tyre, teksa janë dukur tepër të dashuruar sëbashku.

Disa herë më parë, ata të dy janë përpjekur ta fshehin marrëdhënien e tyre. Mirëpo tashmë duket se nuk e mbajnë më dot sekret, edhe sepse raporti i aktores sa vjen e bëhet më i ethshëm me "ish"-in e Paris Hilton. Gjithsesi, përveçse këtyre imazheve, vetë Cameron nuk ka dashur të japë ende asnjë koment për atë që ekziston midis saj dhe Benjit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat