Pippa Middleton acaron Familjen Mbretërore

Mediale Vip

Pippa Middleton acaron Familjen Mbretërore

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 17:02

Disa kohë më parë, motra e dukeshës së Cambridge ka dhënë për “Today” intervistën e saj të parë të gjatë. Programi ka dalë në transmetim vetëm në fillim të kësaj jave dhe duket se deklaratat e të resë kanë mërzitur dhe acaruar së tepërmi familjen mbretërore dhe Backhingam Palace.
“Ata janë shuam të mërzitur me Pippën. Do të kishin preferuar që ajo të mos e kishte dhënë kurrë . Është mëse e dukshme që tani ajo do të dalë nga hija e së motrës dhe të krijojë identitetin e saj, por për të bërë këtë, më parë duhet të gjejë mënyrën e duhur dhe të dijë se si të veprojë”, ka thënë një burim për Radar One.
Nuk dihet ende nëse në pallatin mbretëror dihej apo jo se çfarë kishte thënë Pippa në këtë intervistë, apo e kanë marrë vesh pasi intervista doli në televizion. Disa zëra thonë se familja ka ngelur e shokuar nga ajo çfarë Pippa ka thënë, ndërsa të tjerë thonë se ata ishin në dijeni të asaj çfarë motra e Dukeshës kishte thënë në intervistë.
Sipas Radar One, 30 vjeçarja kishte kërkuar që intervista të publikohej në të njëjtën kohë që do të publikohej edhe libri i saj “Celebrate: A Year of Festivities for Families and Friends”, por transmetimi i saj u bë më parë.
“E kishin këshilluar edhe më parë që të mos jepte asnjë deklaratë në lidhje me familjen mbretërore, por ajo ka folur shumë. Mes të tjerash është shprehur se ka nj lidhje normale me të motrën dhe se janë shumë të afërta me njëra-tjetrën, në rast nevoje”, shprehet burimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat