Dhurata, fytyra e re e Golden Eagle

Mediale Vip

Dhurata, fytyra e re e Golden Eagle

Më: 25 prill 2014 Në ora: 09:21

Këngëtarja e njohur, Dhurata, duket se është vërshuar nga ofertat për koncerte dhe fushata të ndryshme reklamuese.
Dhurata, e cila tashmë njihet si 'macja' e estradës pas daljes nudo, ka zënë kryetitujt e mediave së fundmi dhe duket se ka marrë oferta për paraqitje të ndryshme në fushata reklamuese.

E tillë është fushata e Golden Eagle që do të lansojë brendin e ri të pijeve energjike Golden Eagle Erotic, imazh i të cilës do të jetë bruneta seksi.

Siç mëson Telegrafi, Dhurata do të dalë për herë të parë si imazh i Golden Eagle në emisionin Zonë e Lirë në Klan në një nga edicionet e ardhshme.

Dhurata, e cila është kritikuar shumë për paraqitjen e saj 'topless' në klipin e ri "If You Like It" ende nuk është shprehur për mediat e shkruara, pasi është në përgatitje të projekteve të reja dhe të koncerteve të shumta.

"If You Like It" është projekt i kompanisë Elephant në muzikë e tekst të Nurteel e video nga Imagine Films, i cili ka arritur të klikohet mbi 100 mijë herë (pa i shtuar ilegalisht ato).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat