Dafina konfirmon bashkëpunimin me Rick Steel

Mediale Vip

Dafina konfirmon bashkëpunimin me Rick Steel

Më: 25 prill 2014 Në ora: 00:56

Dafina Zeqiri duket se e ka marrë seriozisht lansimin në arenën ndërkombëtare, pasi krahas albumit të saj të ri për treg shqiptar, ajo ka gati bashkëpunimin me këngëtarin amerikan, Rick Steel.
Producenti dhe këngëtari amerikan, Rick Steel, kohë më parë i bëri ftesë Dafinës që të jetë pjesë e një prej projekteve të tij, dhe natyrisht se kjo e fundit nuk hezitoi të jetë pjesë e tij.

Dafina kohë më parë qëndroi në Amerikë, ku ka regjistruar bashkëpunimin me Rick Steel.

Ky projekt ende nuk është lansuar i plotë, por është një prej bashkëpunimeve të ralla që artistët shqiptarë kanë realizuar me artistë me renome ndërkombëtare.

Dafina Zeqiri është duke e përgatitur edhe albumin e saj të tretë, i cili po realizohet në studion RedBox Entertainment.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat