Justin Timberlake lë 2450 paund bakshish

Mediale Vip

Justin Timberlake lë 2450 paund bakshish

Më: 25 prill 2014 Në ora: 00:19

​Këngëtari i suksesshëm, Justin Timberlake është treguar mjaft bujar me stafin e kamarriereve në një club nate në Këln të Gjermanisë.
Sipas “The Sun”, këngëtari, përveçse i ka kënqaur me praninë e tij, ai i ka lumturuar kamarrieret edhe me një bakshish të majmë, plot 2450 paund.

Kamarrierja Nina Blum që ka “përfituar” një shumë të hollash është shprehur se ishin habitur shumë me këtë xhest të këngëtarit.

Këngëtari 33-vjeçar ishte i ftuar në clubin “Crystal” në Këln dhe ka ndenjur aty deri në orët e para të mëngjesit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat