George Clooney nuk rri me ata që nuk e duan Obamën

Mediale Vip

George Clooney nuk rri me ata që nuk e duan Obamën

Më: 24 prill 2014 Në ora: 13:30

George Clooney nuk toleron që dikush të fyej “shokun e tij prej kohësh” presidentin amerikan Barack Obama, pa marrë parasysh nëse pajtoheni apo jo me politikat e tij.

Aktori ka treguar se ishte larguar nga një darkë në Las Vegas, rreth dy javë më parë kur manjati i kazinove Steve Wynn, e kishte quajtur “idiot” presidentin amerikan.

“I thash se presidenti ishte shoku im prej shumë kohësh dhe pastaj ai më tha: “shoku yt është idiot”. Atëherë unë i thash Steve se ai ishte idiot dhe se nuk do të qëndroja ulur krah tij i cili ishte aq trap. Dhe ika”, ka thënë në një deklaratë, fituesi i çmimit Oscar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat