Aktorja hollivudiane që ka falimentuar

Mediale Vip

Aktorja hollivudiane që ka falimentuar

Më: 23 prill 2014 Në ora: 15:17

Aktorja Teri Polo ka falimentuar. 44-vjeçarja e cila u bë e famshme për interpretimin e të dashurës së Ben Stillerit në filmin komedi ‘Meet The Parents’ në vitin 2000, ka rreth 1 milion dollarë borxhe në taksa të papaguara dhe ka deklaruar falimentin.

Sipas TMZ, Teri ka firmosur falimentimin e saj javën e kaluar.

Teri u bë shumë e famshme në komedinë ku luante rolin e Pam Byrnes, të fejuarës së personazhit të Ben Stillerit, e cila e prezanton atë me nënën e saj dhe babain ish-agjent të CIA-s, i interpretuar nga Robert De Niro.

Filmi ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe grumbulloi 330 milionë dollarë në box-office, ndërsa dy filmat e tjerë pasardhës, ‘Meet The Fuckers’ dhe ‘Little Fuckers’ grumbulluan respektivisht 517 dhe 310 milionë dollarë.

Por, karriera e Terit në Hollivud u duk sikur ngeci dhe shumë persona mendojnë se për këtë e pati fajin vendimi i saj për të pozuar nudo për revistën ‘Playboy’ në vitin 2005.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat