Komoni, vjen me këngën ‘Kohërat kanë ndryshu’

Mediale Vip

Komoni, vjen me këngën ‘Kohërat kanë ndryshu’

Më: 23 prill 2014 Në ora: 09:14

Zëri i ëmbël dhe melankolik e identifikojnë atë. I lindur për muzikë. Ngjyrat e zërit të tij janë një karakteristikë e fuqishme që e identifikojnë. Vjen ndryshe nga të tjerët duke goditur thellë. Sa duket ambicioz në rrugën që ka filluar, duket edhe aq mirënjohës për ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim. Lok Komoni, vjen me këngën e tij të parë Kohërat kanë ndryshu, e realizuar në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Ramadan Krasniqi – DANI!

I veçantë dhe karakteristik në personalitetin e tij artistik, i përcjellur me një zë të admiruar nga të gjithë ata që kanë patur fatin ta dëgjojnë, Loki vazhdon rrugëtimin e tij të filluar për të sjellë një botë ndryshe artistike. Edhe pse i ri në muzikë, ai nuk ka frikë nga konkurenca në treg. Ai beson se zërin e ka dhuratë nga Zoti dhe, do të këndoj përgjithmonë për adhuruesit e tij, duke besuar se popullariteti nuk njeh as moshë e as gjini. Prandaj ai beson në suksesin e tij në të ardhmen.

Këngëtari nga Deçani, i cili tashmë është i njohur për skenën shqiptare, në dhjetor të vitit që lamë pas, ka sjellë projektin e tij të parë muzikor të punuar nga producentë të njohur shqiptar.

“Kohërat kanë ndryshu”, është bashkëpunimi i tij i parë me Ramadan Krasniqin – Danin, këngë kjo që është shkruar nga Valon Biba, i cili edhe e ka përgatitur muzikën e këtij projekti muzikor. Ndryshe nga kjo, orkestrimi i kësaj kënge është bërë nga Virusi.

Loki, beson se në të ardhmen do të ketë edhe bashkëpunime tjera me Danin dhe këngëtarë të mirënjohur të estradës shqiptare.

Stili i Lokit nga mediat shqiptare cilësohet si një përzierje e Ramadan Krasniqit dhe Sinan Vllasaliut, çka na bënë të kuptojmë se ardhmja e Lokit do të jetë shumë premtuese dhe plotë befasi.

Përndryshe Loki pret që së shpejti të fillojë projektin më të ri muzikor, një baladë e nxehtë e shkruar nga Luan Sallauka, një tekstshkrues nga Prizreni dhe, që do të realizohet në një nga studiot më profesionale shqiptare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat