Pozova ‘topless’ sepse kam linjat perfekte

Mediale Vip

Pozova ‘topless’ sepse kam linjat perfekte

Nga: Intervistoi: Havë ORANA Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:12

E bukur, e guximshme, artiste në kuptimin e plotë të fjalës, është kjo Mira Janji. Ajo në një intervistë për ‘Bota sot’ sjell disa detaje nga planet e saja të afërta në botën e muzikës. Shumë shpejtë do të sjell dy klipe të reja, dhe një bashkëpunim me një këngëtar nga Kosova. Ajo përveq që është artiste, fotomodele, ajo ushtron edhe sportin e gjuetisë. Sigurisht ju kujtohet kur Mira Janji kishte pozuar ‘topless’. Mira është aq e përkushtuar në profesionin e saj sa nuk gjen kohë për dashuri. Për të gjitha këto Mira rrëfen në këtë intervistë.

‘Bota sot’: Me çka po merret aktualisht Mira?

Mira Janji:
Aktualisht po merrem me një festival në Prishtinë dhe realizimin e dy klipeve të reja.

‘Bota sot’: A keni në plan ndonjë këngë të re në një të ardhme të afërt?

Mira Janji: Po kam këngë të reja në plan.

‘Bota sot’: Ku mund t’ju takojnë më tepër fansat tuaj nëpër mbrëmje muzikore, në Shqipëri, Kosovë apo diasporë?

Mira Janji: Më tepër në diasporë.

‘Bota sot’: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj?

Mira Janji: Bashkëpuntorët janë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, janë një staf i madh.

‘Bota sot’: A keni provuar ose a keni në plan ndonjë bashkëpunim me artistët nga Kosova?

Mira Janji: Po, e kam në plan një duet me këngëtar nga Kosova.

‘Bota sot’: Ju vlerësoheni edhe si një artiste mjaftë e guximshme, derisa keni pozuar edhe gjysëm e zhveshur. A keni marrë kritika apo lëvdata për këtë gjest?

Mira Janji: Fotografin e dua. Unë jam artiste e gjithanshme kam përfunduar studimet për muzikën klasike me nota maksimale por më pëlqen dhe muzika moderne. Kritika nuk kam marrë duke e ditur tipin tim të seriozitetit.

‘Bota sot’: Pse keni vendosur të pozoni ‘topless’?

Mira Janji: Po, sepse i kam linjat perfekte dhe me lumturon kjo gjë.

‘Bota sot’: Nëse do t’u ofrohej një shumë e madhe parash, a do të pozonit nudo?

Mira Janji: Më kanë ofruar si modele veshjeve sportive dhe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit por me pëlqeu profesioni si këngëtare, më mjafton.

‘Bota sot’: Sot a po fitohet fama më shumë nga talenti apo nga paraqitja?

Mira Janji: Mendoj kam fat se i kam të dyja.

‘Bota sot’: Përveç muzikës dhe fotografisë, ju keni një pasion tjetër të veçantë, është fjala për gjuetinë. Pse ju tërhjek ky profesion?

Mira Janji: Po për mua është sport shumë i veçantë dhe i bukur. Ka qenë babi që më ka mësuar këtë sport, ku që e vogël nuk i jam ndarë prindërve asnjë çast, atje është formuar Mira.

‘Bota sot’: Ju keni edhe linja perfekte trupore. Si kujdeseni për trupin tuaj, mbani dietë apo palestër?

Mira Janji: Ushqehem mirë dhe bëj not dhe jam në lëvizje.

‘Bota sot’: Kush janë njerëzit më të dashur për ju?

Mira Janji: Për mua janë prindërit e mi.

‘Bota sot’: A është në lidhje dashurie Mira?

Mira Janji: Për momentin shumë angazhime me profesionin e nuk më ngelet kohë shumë për përkushtim.

‘Bota sot’: Po mashkulli ideal për juve?

Mira Janji: Sjellja, kultura, respekti, sinqeriteti dhe të më përkrah në profesion që kam që e vogël që e ushtroj.

‘Bota sot’: Diçka për fund?

Mira Janji: Ju falënderoj juve dhe përshëndes gjithë njerëzit që përkushtohen për mua dhe fansat që më përkrahin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat