Enrique ende nuk ia ka prezantuar babait Ana Kurnikovan

Mediale Vip

Enrique ende nuk ia ka prezantuar babait Ana Kurnikovan

Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:10

Enrique Iglesias pranon se babai i tij, i famshmi Hulio Iglesias kurrë nuk e ka takuar të dashruën Anna Kournikova edhe pse ata janë në lidhje tash e 12 vite.
Këngëtari Enrique Iglesias dhe tenistja tashmë e pensionuar Anna Kournikova janë në lidhje tash e 12 vite.

Me gjithë problemet dhe ndarjet e shpeshta, ata gjithmonë i ka bashkuar dashuria.

Edhe pse lidhja e tyre është në sytë e publikut për më shumë se një dekadë, Enrique nuk ia ka prezantuar të dashurën personit më të rëndësishëm të tij, babait ulio Iglesias.

Këtë e ka konfirmuar vetë Enrique për Billboard, pas një interviste të këngëtarit legjendar latin, Hulio i cili ka treguar këtë gjë për ‘The Mirror’.

Enrique ka thënë: ‘në të vërtetë nuk është faji i askujt, as i imi e as i tij. 15 vitet e fundit për mua thjesht kanë fluturuar si pa e vërejtur. Vetëm ky është spjegimi i mundshëm.

Dihet se këngëtari shumë i famshëm dhe romantik latin, Hulio Iglesias, i cili ka shitur rreth 300 milionë këngë në gjithë botën, nuk ka qenë përkrahësi më i madh i Enriques kur ai ka vendosur të ndjekë rrugën e babait të tij.

Kjo ndoshta është edhe njëra nga arsyet pse marrëdhëniet e tyre janë ftohur paksa, derisa Enrique ka marrë rrugën e vet të cilën e ka dëshiruar, pa marrë parasysh kundërshtimin e babait.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat