Geti: E kemi gati hitin e vitit 2014

Mediale Vip

Geti: E kemi gati hitin e vitit 2014

Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:08

Një prej reperëve më eminent shqiptarë, Getoar Selimi, ka konfirmuar projektin e tij të ri, i cili sipas tij është hiti i vitit 2014.
Geti, i cili është një prej reperëve me më së shumti hite në historinë e hip hopit shqiptar, edhe pse ndërron moshën, zakonin e tij nuk po e harron.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka konfirmuar se e ka gati hitin e vitit 2014.

"Sonte e kemi përfunduar një projekt, një këngë që do të jetë hiti i verës 2014. Faleminderit BabaStars dhe Kico & Torch. Edhe të gjithë ju që jeni pjesë e jona", ka shkruar Geasy në Tëitter.

Bosi i BabaStars, Getoar Selimi, aktualisht po e shijon suksesin e këngës "High 2", një projekt i përbashkët i labelit BabaStars.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat