Reagon Dhurata, pas daljes "topless": "Unë dal si dua, e ju të gjithë më shikoni"

Mediale Vip

Reagon Dhurata, pas daljes "topless": "Unë dal si dua, e ju të gjithë më shikoni"

Më: 21 prill 2014 Në ora: 01:51

Pas lansimit të videoklipit "If You Like It", i cili u polemizua shumë dhe për të cilin ende po përflitet shumë, është vet këngëtarja shqiptare, Dhurata, ajo që ka reaguar. Ishte Dhurata ajo që ditë më parë publikoi videoklipin e saj të ri të këngës "If You Like It", e ku ajo ka shfaqur "macet" në një videoklip ku ajo ka treguar linjat e saj të përkryera trupore.
Dhe, si duket edhe vet këngëtares i ka pëlqyer që të quhet "mace", aq sa edhe në një seri tweet-ash ka ironizuar të gjithë ata që e kanë kritikuar për klipin.

"Unë dal si dua, e ju të gjithë më shikoni. #Miauu", ka shkruar këngëtarja në Twitter në një seri Tweetash. Menjëherë pas lansimit të videoklipit të ri "If You Like It" në kuadër të kompanisë Elephant, ka pasur edhe performanca e parë për këngëtaren, e cila nuk ka pasur kohë ta shijojë si duhet suksesin prej 50 mijë klikimesh në orët e para të lansimit të videos. Ajo do të mbajë sonte mbrëma një koncert në Rinora 4, bashkë me Elvana Gjatën dhe Kaos.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat