Nuk isha një modele e zonja

Mediale Vip

Nuk isha një modele e zonja

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:34

Aktorja Brooklyn Decker ia ka kthyer shpinën modelimit sapo ka fituar rolin e saj të parë të madh në film, sepse ajo nuk ndjehej si një bukuroshe elegante në modelim.

Bukuroshja atraktive, e cila është në martesë me kampionin e tenisit Andy Roddick, e pranon se ishte tepër e ngathët për të pasur sukses në pistat botërore të modës, edhe përkundër faktit se ka fituar famë me paraqitjen e saj të vazhdueshme në ballinën e revistës së popullarizuar ‘Sports Illustrated Swimsuit’.

Ajo insiston se nuk është ndjerë aspak komod në rolin e modeles.

“Nuk isha aspak e mirë kur merresha me modelim, prandaj që në rastin e parë që më është dhënë, e kam braktisur. Detyrën që kisha për të qenë elegante dhe vitale, nuk mund ta bëja për pjesën e mbetur të jetës sime. Sinqerisht. Asnjëherë nuk kam dalë në pistë të modës, sepse isha tepër e ngathët. Nuk do të mund t’ia dilja në pistat e modës. Asnjëherë nuk më kanë angazhuar gjatë karrierës si modele për të bërë prezantim në pistë”, ishte e sinqertë Brooklyn.

Ajo thotë se tani në tërësi i është përkushtuar karrierës së aktrimit dhe ndjehet e bekuar që ka shumë oferta filmike. Ajo ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që të realizoj edhe skena të zhveshjes dhe të seksit në film, por vetëm nëse janë të përshtatshme.

“Zhveshja e rrobave dhe bërja e skenave seksuale, nuk është një problem, nëse është rol i duhur”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat