Vazhdojnë skenat seksi në Big Brother Albania

Mediale Vip

Vazhdojnë skenat seksi në Big Brother Albania

Më: 19 prill 2014 Në ora: 17:34

Lori Hoxhalari, 20 vjeçarja nga Pogradeci që para se të hynte në “Big Brother”, ka guxuar me pozo nudo si modele, tashmë do të luajë në çift me 22 vjeçarin nga Kosova, Visarin. Këtë javë ata kanë shkëmbyer puthjet e tyre në buzë para kamerave, një hap ky i hedhur nga Visari, i cili i ka pohuar Lorit se ata tashmë janë të lidhur dhe s’kanë pse ta fshehin intimitetin e tyre. Ata ishin shtrirë në krevat të përqafuar, ndërsa shkëmbenin herë pas here puthje në faqe duke biseduar. Lori shprehu frikën se ndoshta eliminohej këtë javë, ndërsa Visari i jepte kurajo. Ndërsa rrinin të përqafuar, Visari i tha Lorit se nuk ka arsye pse ajo të ndihet keq nga marrëdhënia që është krijuar mes tyre. Ka qenë ky moment sigurie për Lorin, për të vazhduar me puthje në buzë, por këtë herë pa u mbuluar me jorgan. Visari ka vazhduar me lojërat e tij erotike, por Lori e ka larguar pasi kishte siklet nga kamera. Ajo shprehu frikën sesi mund të reagojë familja e saj nga këto skena në publik, ndërsa i kërkon Visarit të largohet nga krevati i saj. Por Visari refuzon të ikë nga krevati, derisa në dhomë hyri Katerina e cila u drejtohet me fjalët:“Unë do fle, ju vazhdoni me puçi-puçin dhe intimitetin tuaj”. Pas kësaj situate Lori dhe Visari u zhvendosën në kuzhinë për t’u ushqyer. Katerina ishte e para që dekonspiroi Lorin, në rrëfimin e saj personal se ajo ishte puthur me Visarin poshtë jorganit. Madje Katerina në bisedat me Arditin shprehu dhe një lloj habie për faktin se Lori ka qenë e para që ka thënë se nuk do të krijojë afrimitet me meshkujt, apo lidhje brenda shtëpisë dhe ja ku bën tjetër gjë. Le të shohim se si do të vazhdojë lidhja e saj me Visarin, i cili po ashtu ka eksperienca në fushën e modës, dhe ka marrë pjesë në disa programe televizive. Kur ai hyri në lojë, e para vajzë që takoi ishte Xhuli, e cila pohoi se ngjasonte me ish-të dashurin e saj si pamje. Por më vonë lidhja që Xhuli krijoi me Arditin, bëri që ai t’i hidhte sytë nga vajzat e tjera, duke hyrë në intimitet me Lorin. Të dy kanë ambicie për të qenë pjesë e botës së spektaklit, ndaj të shohim se si do të evoluojë marrëdhënia Brenda dhe jashtë shtëpisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat