Lorik Cana model për një ditë

Mediale Vip

Lorik Cana model për një ditë

Më: 19 prill 2014 Në ora: 15:59

Lorik Cana model për një ditë, këtë herë nuk bëhet fjalë për një impenjim të tijin ekstra-futbollistik në fushën e modës, diçka që në fakt nuk është se mungon në kurikulumin e kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, por një tjetër aspekt që të cilin Loriku ka treguar se i kushton rëndësi të veçantë, citon Supersport.

Atë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Cana do të jetë mes protagonistëve të fushatëts së sensibilizimit dhe mbledhjes së fondeve që Oxfam Italia, shoqata jo qeveritare që lufton për t’i dhënë zgjidhjen varfërisë dhe padrejtësive, do të lançojë nga fushat e Serise A në 4 Maj.

Loriku në fakt ka marrë pjesë në realizimin e një spoti të Oxfam, në të cilin do të shfaqet bashkë me kampionë të tjerë të futbollit italian, për të mbështetur të gjithë së bashku mbledhjen e fondeve që do të shkojnë për të ndihmuar gratë në disa nga vendet më të varfra të botës.

“Bashkë me gratë për të fituar ndaj urisë” është titulluar fushata siç bën të ditur faqja zyrtare e Lazios në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat