Ristani martohet me përkthyesen

Mediale Vip

Ristani martohet me përkthyesen

Më: 19 prill 2014 Në ora: 11:23

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aktualisht deputet i Partisë Demokratike Arben Ristani, gjatë ditës së djeshme ka lidhur kurorë me partneren e tij disa vjeçare. Alketa Zazo është përkthyesja e cila tashmë është bërë bashkëshortja e deputetit Ristani.

Ceremonia martesore e tyre mësohet të ketë qenë tejet intime me më pak se 50 të ftuar. Kjo ceremoni dominohej nga familjarët e çiftit, ndërsa edhe nusja e kishte shmangur fustanin tipik të nusërisë, për të veshur diçka më të thjeshtë.

Zazo ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar për Mjeke të Përgjithshme. Mjekja është njëherësh tejet e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë së fëmijëve dhe gjuhëve të huaja. Ajo është njohëse shumë e mirë e anglishtes, italishtes dhe frëngjishtes.

Ka punuar për Degën Shqiptare të Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë dhe të Rinj për 7 vjet me radhë, duke përkthyer vazhdimisht pjesë artistike të letërsisë botërore për fëmijë, shkruan “Bluetooth”. Alketa ka përkthyer materiale të ndryshme edhe për “CNN” gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Prej vitesh Alketa punon në zyrën e UNICEF-it në Tiranë si përgjegjëse për programet e Shëndetit të të Rinjve. Përpos punës, ajo nuk ka hequr dorë për asnjë çast nga pasionet e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat