Mediale Vip

Më: 18 prill 2014 Në ora: 18:11

A tingëllon ky si një destinacion i zakonshëm, i përditshëm, normal? Gjykuar nga shumë aspekte, sigurisht që jo, por parë nga syri i njerëzve të skenes artistike shqiptare, ky destinacion është krejt normal dhe biles shumë argëtues.
Kur para një kohe flitej se ‘’Lane moja’’, ‘’Kukavica’’ e këngë të tilla serbe dëgjohen me zë të lartë në plazhet e Durrësit, shumë kush iritohej dhe ‘’tregimet’’ e tilla i fuste në rangune thashethemit. Po sot? Harrojeni jehonen e këngës që del nga kasteofnat, pasi sot gjithçka ndodh ‘’live’’.
Nëse Coliç para disa dite çmendi një sallë njerëz në ‘’TV Klan’’ dhe ndezi opinionin publik, duke e ndarë në dysh, pro dhe kontra, tani vjen lajmi tjeter: Në Serbi, në mes të Beogradit këndon Merita Halili. Ajo, ka kënduar në një program që jepet në televizionin ‘’PINK’’. Thuhet se Halili është pritur ngrohtësisht nga serbët, bile në një moment ajo është shprehur se në Beograd e kanë bërë të ndjehet si mbretëreshë.
Merita Halili është prej atyre këngëtarëve që kosovarët i janë quar në këmbë sa herë që e ka rrok mikrofonin në dorë. Merita Halili duket se ka harruar që jeta e saj e ndrydhur ka ndryshuar nga një kosovarë dhe nga kosovarët, të cilët aq shumë kanë vuajtur, janë nëpërkëmbur e torturuar pikërisht nga serbët.
Kush nga vëllezërit tanë nga Shqipëria e ka radhën për të shkuar në Beograd ose kush nga armiqtë tanë serbë e ka radhen për të kënduar në Shqipëri?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat