Skena bionde e Shqipërisë

Mediale Vip

Skena bionde e Shqipërisë

Më: 18 prill 2014 Në ora: 17:14

Përpjekjet e saj për të çelur ngjyrën e flokëve nuk shkuan dëm dhe Xhemi Shehu tanimë është kthyer në bionde.
Pasi provoi të hapte ngjyrën e errët të flokëve të saj duke i zverdhur ato, më në fund Xhemi duket se ka arritur ngjyrën që dëshiron.

Këtë e ka treguar me anë të një fotoje të postuar në profilin e saj ne në “Instagram”.

Si duket Xhemi ka menduar për verën që e pret në vazhdim ashtu siç kanë bërë edhe shumë femra të tjera të ekranit.

Albana Osmani është një prej prezantueseve, e cila vetëm pak javë më parë përmes një fotoje në “Instagram” njoftoi se është zyrtarisht bionde. Gjithashtu edhe modelja shqiptare Angela Martini, e cila befasoi fansat kur u shfaq nga brune me flokët në ngjyrë të hapur, shkruan Shqiptarja.

Vetëm disa minuta më parë këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka postuar gjithashtu një foto në momentin që ndodhej në parukeri duke synuar të njëjtën gjë. “Në proces e sipër për tu bërë bionde me lesh te verdhë...të shofim çdo kullundrisim”, ka shkruar Çili poshtë fotos.

Sigurisht që preferencat e fansave janë të ndryshme por për sa kohë secila prej këtyre femrave ndihet në rregull me pamjen e vet atëherë çdo gjë shkon siç duhet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat