Shakira për Marquez: "Ti do të jesh gjithmonë në zemrën time"

Mediale Vip

Shakira për Marquez: "Ti do të jesh gjithmonë në zemrën time"

Më: 18 prill 2014 Në ora: 16:45

Humbja e njërit prej legjendave më të shquara të letërsisë botërore, Gabriel Garcia Marquezit, ka prekur me miliona adhurues të tij kudo në botë.

Dhimbja për njeriun që arriti të shiste miliona kopje të librave të tij, në dhjetra gjuhë të botës u shpreh nga shumë adhurues të penës së tij edhe në rrjetet sociale. Njëra nga to ishte edhe këngëtarja Shakira, bashkëkombase e Gabriel Garcia Marquezit.

Ajo ka postuar në profilin e saj në Facebook një foto me nobelistin e madh bashkë me një status, ku ndër të tjera ka shkruar: “Ti do të jesh gjithmonë në zemrën time dhe të atyre që të admiruara. Shakira."

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat