Gëzimi, shqiptari që po bën bujë në Amerikë

Mediale Vip

Gëzimi, shqiptari që po bën bujë në Amerikë

Nga: Intervistoi: Havë Orana Më: 18 prill 2014 Në ora: 11:51

Me siguri të gjithë njihni Gëzim Gashin, shqiptarin nga Kosova që po bën bujë me muzikën e tij kudo në botë. Ai në një intervist ekskluzive për ‘Bota sot’ ka treguar detajisht për videoklipin e tij më të ri të këngës ‘What It Feel Like’, të realizuar në Los Angelos. Ai në këtë këngë ka bashkëpunuar me Dre Knight dhe Sam Salter, njëherit edhe bashkëpunëtorë të Drake, Nicki Minaj, Jay Z, Kanye Ëest, e Bebe Rexha. Së fundi ai dhënë edhe një intervistë për një gazetë me famë në Suedi, aty ku edhe jeton Gëzimi, në të cilën ka folur edhe për Kosovën dhe luftën e Kosovës. Ai thotë që është shumë krenar që është shqiptar, dhe mundohet që çdo herë të bëjë diçka që do t’i bënte krenar të gjithë shqiptarët. Ai thotë se Brenda verës do të vij në Kosovë për një koncert. Gëzimi si një djalë simpatik ende nuk është i dashur dhe thotë se nuk ka kohë për dashuri, por kurdo që vendos gruaja e tij do të jetë një femër shqiptare.

‘Bota sot’: Gëzim, me çka po merresh aktualisht?

Gëzim Gashi: Sapo kam lansuar këngën me të re "What It Feel Like", ku kam bashkëpunuar më Dre Knight dhe Sam Salter, të cilat kanë bashkëpunuar edhe me Drake, Frank Ocean, Nicki Minaj, Kanye West, Jay Z dhe Bebe Rexha.

‘Bota sot’: Si është pritur kënga juaj e re?

Gëzim Gashi: Sot gazeta ma e madhe në Suedi kanë shkruar një lajm për mua dhe më vjen mirë që e kam përkrahje nga Suedia. Kanë qenë me mua në Los Angeles kur e kam xhiruar videon e re për këngën e re "What It Feel Like". Kënga është punuar nga Dre Knight dhe Sam Salter, këta kanë punuar edhe me Drake, Frank Ocean, Nicki Minaj, Kanye West, Jay Z dhe Bebe Rexha. Unë në intervistë kam folur edhe për Kosovën qysh jemi për dal shkak të luftës dhe që jam shumë krenar me kanë shqiptar. Jam shumë i lumtur që gazeta më e madhe në Suedi më ka përkrahur, andaj kam dëshirë që të jap intervistë për ‘Bota sot’.

‘Bota sot’: Sa mendoni që kënga juaj do të jetë e suksesshme?

Gëzim Gashi: Njëherë nuk e di, nuk po mendoj asgjë, vetëm po shpresoj që kënga do të pëlqehet.

‘Bota sot’: A ka shkuar gjithçka siç e keni planifikuar?

Gëzim Gashi: Po krejt, edhe jam dal shumë i kënaqur me krejt senet, se jam duke punuar me njerëz shumë të talentuar.

‘Bota sot’: A po prezantoheni para botes si shqiptar?

Gëzim Gashi: Unë prezantohem jashtë Kosovës si këngëtar suedez, me prejardhje nga Kosova. Amo këtu më marrin si këngëtar suedez edhe në Amerikë, ama unë gjithë i tregoj që jam shqiptar.

‘Bota sot’: Kur mendoni me vizitoni Kosovën dhe sa shpesh e vizitoni?

Gëzim Gashi: Unë në Kosovë besoj që ka me ardh verës për një koncert, më shumë nuk mundem me than veç kysmet verës. Unë cdo verë vij me familjen time, amo tash që jetoj në Los Angeles vetëm, e familjen e kam në Suedi. Pak më vështirë, veç kismet besoj që për një javë mundem me ardh verës në Kosovë.

‘Bota sot’: Sa i përket dashurisë, a është i dashuruar Gëzimi?

Gëzim Gashi: Gëzimi nuk ka kohë për dashuri se jam shumë i zënë me punë, ha-ha-ha.

‘Bota sot’: A do të merrnit për grua një femër që nuk është shqiptare?

Gëzim Gashi: Jo unë jam për femër shqiptare, për me qenë krejt familja 100 % shqiptarë.

‘Bota sot’: A ki diçka me shtu për fund për lexuesit tonë dhe adhuruesit tuaj?

Gëzim Gashi: Ju përshëndes shumë dhe ishalla mundem me bo diçka shumë të madhe që është mirë për të gjithë shqiptarët.

‘Bota sot’: Ju faleminderit për intervistën, ju urojmë shumë suksese.

Gëzim Gashi: Faleminderit juve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat