Sam Faiers tregon bukurinë e saj në bikini

Mediale Vip

Sam Faiers tregon bukurinë e saj në bikini

Më: 18 prill 2014 Në ora: 00:23

Nuk ishte një fillim i lehtë i vitit për Samantha Faiers, pas një diagnoze të papritur të sëmundjes Crohn. Por 23 vjeçarja, që ka marrë një hap të madh, ka lënë problemet prapa dhe ka udhëtuar për në Dubaj për pushim me mamanë e saj dhe motrën Billie. Ish-ylli i Toëie ishte parë duke u kënaqur me motin e mirë, afër një pishine e veshur me bikini të kuqe.
Sam, e cila ka bërë modelim në të kaluarën, dukej se po kënaqej me ecjen e saj rreth ujit. Flokët e saj të gjata bjonde ishin të lagura dhe ajo kishte veshur një palë syze të errëta. Pas qëndrimit të saj në ujin e freskuar, Sam – e cila kohët e fundit është ri-bashkuar me të dashurin e saj Joey Essex, u largua nga uji për një shëtitje me të.
Kur ajo u shëtit mjaftueshëm vendosi të shtrihej për të kapur disa rreze të diellit dhe u ul në një shtrat për diell me çantën e saj Louis Vuitton pranë. Gjatë pushimit të Sam, që për fat të keq përfundoi një ditë më parë, ylli ndau fotografi të shumta. Duket se ajo ishte duke i shijuar këto momente të çmuara me motrën e saj Billie, e cila është duke e pritur fëmijën e saj të parë – një vajzë të vogël.

Përderisa Sam pa dyshim do të mërzitet që nuk do të mund të kthehet në modë, ajo do të kënaqet pasi që është bashkuar me të dashurin e saj Joey. Çifti kohët u bashkuan kohët e fundit – 11 muaj pasi që ata u ndanë pas një viti romancë – pas dy muajve ata u fejuan. Ata kishin qenë në lidhje edhe më parë për katër muaj, në vitin 2011. Këtë herë gjërat janë më ndryshe për shkak se Sam ka lënë Toëie-në për t’u përqendruar në marrëdhënien e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat