Rita Ora: S’dua që njerëzit të mendojnë se e kam braktisur Kosovën

Mediale Vip

Rita Ora: S’dua që njerëzit të mendojnë se e kam braktisur Kosovën

Më: 17 prill 2014 Në ora: 17:48

Këngëtarja Rita Ora ka dhënë një intervistë për The Talks, njërin prej ueb-faqeve më të njohura për intervista. Këngëtarja ka folur për rëndësinë që kanë prindërit në jetën e saj dhe dëshirën e kamotshme që të jetë artiste.

Rita, prindërit e juaj u larguan nga Kosova në Londër në mënyrë që ju dhe vëllezërit e motrat tua të keni një jetë më të mirë. Çka do të thotë për ju sot, Atdheu?

Jam shumë e afërt më të, edhe pse jam larguar shumë herët nga Kosova. Nuk dëshiroj që njerëzit të mendojnë se e kam braktisur vendin nga vijë. Aktualisht jam duke punuar me UNICEF në mënyrë që t’ja kthej atyre dashurinë dhe mbështetjen që kam marrë nga njerëzit atje. Por, po ashtu e adhuroi nënën time dhe babain për vendimin që morën për t’u larguar.

Si fëmijë, a ishit në gjendje që të kuptoni çfarë kanë bërë prindërit për ju?

Ata nuk flisnin as anglisht dhe ishte një adaptim i vështirë për ta, por me kohë vetëm mund ta kuptoja sa e vështirë ishte. Sa më e vjetër aq më shumë shikon atë sa shumë kanë sakrifikuar ata – familjet e tyre. Ishte një moment shumë i errët, por nëna dhe babi i im gjithmonë bën më të mirën për të dal nga situata e keqe, kështu ata ja dolën.

Derisa prindërit e tuaj vetëm sa nuk jepen jetën e tyre që fëmijët e tyre të kenë një jetë më të mirë, si reaguan ata kur ju the se do ta linit shkollën për të ndjekur një karrierë të pasigurt në muzikë?

Mendoj se ata ishin pak të frikësuar kur ju thashë se do ta lë shkollën dhe të shikojë nëse mund ta bëj këtë. Por, ndershmërisht – i dija aftësitë e mijë – nuk mund të bëja diçka tjetër.

A provove?

Kam provuar. Kam provuar të studioj por them se nuk kisha mundur dhe nuk dëshiroja ta bëja. Dëshiroja ta shihja Botën. Është një ëndërr unike për shumë njerëz dhe është aq e vështirë ta njohësh botën, kështu jam shumë krenare për këtë arritje.

Pse saktësisht ishe kaq e sigurt se kjo është ajo çfarë duhet të bëni?

Vetëm dëshiroja të jem artiste. Nuk shqetësohesha si apo qysh, vetëm dëshiroja të shpreh integritetin tim artistik dhe dëshiroja që bota të këtë një vizion se si e shoh unë atë.. Mami dhe babi i imë gjithmonë na cytnin për të arritur atë që duam në këtë jetë dhe ta bëjmë këtë me të gjitha mundësitë që kishim. Nuk e di pse kjo ishte e rëndësishme për mua, por e ndiej se nëse nuk e kisha bërë, kurrë nuk do të isha e lumtur me veten time. Nuk kam përgjigje, vetëm e kam bërë. Kam shkuar atje dhe nuk e kam pasur idenë se çfarë do të ndodh. Andaj mendoj se kjo gjë ishte brenda meje qëkurse isha e vogël.

Sa e vogël?

Mendoj se së pari e kam kuptuar kur e kam fituar rolin e Cinderellas në një shfaqje në shkollë. Kisha rolin kryesor kur i thashë vetes: Mund ta bëj këtë. Isha diku gjashtë apo shtatë vjeç.

Shumë gjëra ndryshuan mandej. Ju keni një numër të madh të hitive dhe nënshkruar për labelin e Jay-Z, Roc Nation.

Kam mësuar shumë që nga fillimi, por ende jam ajo vajza që ka nevojë dhe dëshira që të shpreh vetveten. Tani vetëm e kam kuptuar më mirë këtë biznes dhe e di çka duhet të bëj.

Atëherë, çfarë duhet të bëni?

Vetëm duhet të zgjedh çfarë është në trend, p.sh, videot muzikore apo gjërat që them, në kuptimin e paraqitjes skenike dhe punës me bendin tim. Të gjitha këto tani kanë kuptim për mua dhe e di që ka një arsye për gjithçka.

Si është ta kesh shef Jay Z?

Më pëlqen mënyra se si Jay e udhëheq biznesin e tij. Ai definitivisht e di çfarë ndodh gjatë gjithë kohës. Gjëja më e mirë që më pëlqen të ai është janë ato pyetjet e tij të thjeshta: ‘Çka dëshiron?’, ‘Si ndihesh?’. Më të gjithmonë ka rëndësi si ndihesh. Të kesh një artist që është artist dhe shef e bën atë më shumë të besueshëm kështu edhe më shumë të ndershëm. Ai nuk shqetësohet për asgjë tjetër, përpos kësaj pjesës, të jesh artist.

A ke përgjigje në këto pyetje të tij esenciale?

Jo, nuk kam përgjigje.

Por ky lloj i dialogut me të ju ka ndihmuar ta gjeni atë?

Po, është formuar për të qenë i vërtetë, sepse e dini se s’mund të tingëllonte edhe aq e vërtetë që një vajzë nga Londra Perëndimore që ka lindur në Kosovë do të nënshkruante me njërin prej labelëve më të mëdhenj të gjeneratës sonë. Por kjo u bë e vërtetë kur Jay Z m’i bëri këto pyetje. Ai vetëm më bëri të kuptojë se realisht kjo ishte jeta e vërtetë.

Prindërit e juaj duhet të jenë të kënaqur me rezultatin e tërë kësaj. Kjo mund të shkonte edhe në rrugë të gabuar….

Ata janë. Tani ata dëshirojnë të di që ha mirë dhe jam e shëndetshme dhe fle tamam.

Ndoshta, përgjigja është jo?

Jo. (qesh) Definitivish nuk fle mjaftueshëm por ha ushqim të shëndetshëm. Duhet sepse vazhdimisht jeni të etshëm, aq më pak kur ju nuk jeni kurrë në një vend. Duhet të kujdeseni për trupin e tuaj.

Çfarë u bë më shkollën?

Do të kthehemi një ditë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat