Vesa ndjen nostalgji...

Mediale Vip

Vesa ndjen nostalgji...

Më: 17 prill 2014 Në ora: 09:22

​Vesa Luma po ndjen nostalgji për vendin ku filloi karrierën e saj 10 vjet më parë. Këngëtarja para dhjetë vjetësh ishte pjesë e edicionit të parë ‘Ethet e së premtes mbrëma’.
Ndërsa tani ajo ka shprehur nostalgji, ndërsa këtë e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare në ‘Instagram’.

“Wow 10 vjet nga ‘Ethet e së premtes mbrëma’, sa shpejt ikin vitet..nostalgji. Ky ‘show’ dhe njerëzit e saj janë shkolla më profesionale që kemi pas FAT ta kemi. Pal Kuke, Zerina Kuke, Adi Krasta, Shpetim Saraqi, Elton Deda, Alfred Kaqinari, Zhani Ciko”, kishte shkruar këngëtarja.

Mbas këtij edicioni Vesa arriti të tregojë shumë suksese në karrierën e saj prej këngëtareje, ndërsa me këngët e saj ka arritur të marr zemrat e shumë njerëzve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat