Edhe Visar Peja tërhiqet nga “Kënga ime” për shkak të Zdravko Çoliqit

Mediale Vip

Edhe Visar Peja tërhiqet nga “Kënga ime” për shkak të Zdravko Çoliqit

Më: 16 prill 2014 Në ora: 19:39

Visar Peja ka marr vendim që të mos jetë pjesë e festivalit “Kënga ime”, në Shqipëri, si pasojë e pjesëmarrjes së Zdravko Çoliq. Ai e ka konfirmuar këtë vendim për KultPlus, dhe, sipas tij, organizatorët e këtij festivali treguan se nuk kanë lidhje me përjetimet e popullit të Kosovës.
Njësoj sikurse Hysni Klinakun, edhe Visar Pejën, këngëtarin kosovar e ka irrituar pjesëmarrja e Zdravko Çoliqit në festivalin e këngës shqipe “Kënga ime”.
Si pasojë e kësaj, Visar Peja ka marr vendim që të tërhiqet nga kjo garë muzikore. Ai e ka konfirmuar për KultPlus se nuk do të jetë pjesë e festivalit “Kënga ime”.
“Sigurisht që nuk do të jem pjesë e këtij festivali. Atë çfarë bënë definitivisht treguan që nuk kanë lidhje me përjetimet tona. Kur në Rashkë të Serbisë akoma po nxirren eshtrat e shqiptarëve, ata ftojnë një këngëtar serb të jetë pjesë e këtij festivali. Po le të ju mbetet në përgjegjësi dhe fytyrë të tyre”, ka thënë Peja.
Peja më pas është shprehur se akoma nuk e kupton pse do të duhej të ftohej një këngëtar serb në një festival të muzikës ku prezantohen vlerat e muzikës shqiptare, dhe, sipas tij, nëse veç e donë aq shumë, atëherë le ta organizojnë një koncert në stadium, por jo në nivel institucionesh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat