Monica Bellucci: “Bëj hipnozë”

Mediale Vip

Monica Bellucci: “Bëj hipnozë”

Më: 16 prill 2014 Në ora: 19:23

Në shtator do të mbush 50 vjeç, por për Monica Bellucci-n, simbolin e bukurisë italiane në botë, kjo nuk përbën një tragjedi. Gjatë një interviste për revistën mujore “Marie Claire” aktorja ka rrëfyer për herë të parë se bën hipnozë. “Është një eksperiencë e çmendur”, ka thënë ajo. Në muajin maj Monica Bellucci do të jetë në Ballkan, për të xhiruar pjesën e dytë të filmit “On the milky road”, me Emir Kusturica-n, regjisorin dhe protagonistin e filmit me një histori dashurie në kohë lufte. Një film i errët dhe i dhunshëm që e ka bërë aktoren të pyes veten se përse përfundonte gjithmonë duke vepruar pas “roleve të turbullta me regjisorë që e kanë “universin” po ashtu të turbullt, dhe me skena plot dhimbje. Atëherë Bellucci mendoi se mbase mund të kishte diçka pas pjesës së saj të errët: “kështu që bëra hipnozë, ajo që doli nga mua nuk mund të them dot, por mund të them se unë dua të bëj një tjetër hipnozë së shpejti, sepse kjo është një përvojë e çmendur”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat