Album i ri nga Michael Jackson

Mediale Vip

Album i ri nga Michael Jackson

Më: 16 prill 2014 Në ora: 12:10

Një album i të ndjerit Michael Jackson që do të përmbajë tetë këngë të reja, do të lansohet në muajin maj.
Albumi me titull “Xscape” do të përmbajë këngë të incizuara nga Mbreti i muzikës pop, e që nuk janë publikuar kurrë më parë.

“Michael ka lënë pas vetes disa realizime muzikore, të cilat kemi nderin t’i prezantojmë përmes vizionit muzikor të producentëve, me të cilët ai ose ka punuar drejtpërdrejtë ose ka shprehur dëshirë të madhe që të punojë me ta”.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të nderuar që po ia prezantojmë botës këtë muzikë”, ka deklaruar shefi i shtëpisë incizuese, L.A. Reid.
Producenti kryesor i albumit është Timbaland, ndërsa në të kanë punuar edhe Rodney Jerkins, Stargate, Jerome 'Jroc' Harmon dhe John McClain.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat