E ofenduar në baza racore

Mediale Vip

E ofenduar në baza racore

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:37

Aktorja e famshme Thandie Newton me prindërit e saj nga Zimbabveja ishte zhvendosur në Britani të Madhe kur ishte vetëm trevjeçare, ndërsa gjatë intervistës me revistën ‘The Times’, ajo ka zbuluar edhe disa kujtime jo aq të mira të fëmijërisë.

Edhe pse thotë se rritja në Penzance ishte e bukur, ajo me racizëm ishte përballur që nga fëmijëria.

“Kisha nota të mira në shkollë dhe isha një fëmijë i lumtur. Mirëpo, mamaje e kishte të qartë se sa më e mirë që unë isha, të tjerët ishin më të keq ndaj meje, ndërsa unë këtë një kohë të gjatë nuk e kam kuptuar”, ka rrëfyer aktorja dhe ka shtuar se babai i saj Nick, i cili ishte i racës së bardhë, është munduar ta mbrojë.

Ajo dhe vëllai i saj Jamie, shpesh ishin shënjestër e ofendimeve dhe përuljeve, ndërsa ofendimet nuk vinin vetëm nga bashkëmoshatarët e tyre, por edhe nga të rriturit, të cilët mamasë së saj i thonin se flokët e saj kaçurrele ishin të papërshtatshme për shkollë.

“Një zonjë e vjetër jetonte përtej rrugës dhe shpesh na ofendonte në baza raciste. Na thoshte që të ktheheshim në xhungël nga kishim ardhur”, ka rrëfyer ajo. Mirëpo, ajo thotë se kishte gjetur forcën që t’u bënte ballë të gjitha këtyre ofendimeve, duke dalë gjithnjë e më e fortë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat