Irina Shayk shoqërohet me derra

Mediale Vip

Irina Shayk shoqërohet me derra

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:34

Irina Shayk ishte në Bahamas ku kaloi disa ditë pushimi në plazh në shoqërinë e derrave.

Nuk keni probleme me sytë, e lexuat shumë mirë. E dashura 28-vjeçare e Cristiano Ronaldos është futur në ujë me derra!!!

Këtë e provojnë edhe fotot që modelja ruse postoi në Instagram duke u larë me kafshët që nuk jemi mësuar t’i shohim në rërë, por në baltë.

Ishulli i pabanuar Exuma në Bahamas njihet si Plazhi i Derrave dhe legjenda thotë se këto kafshë janë dërguar në ishull nga disa marinarë të cilët do i përdornin më vonë për ushqim. Por, marinarët nuk u kthyen më kurrë në ishull dhe derrat u shtuan duke u bërë banorë të përhershëm të tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat