Hysni Klinaku tërhiqet nga “Kënga ime”

Mediale Vip

Hysni Klinaku tërhiqet nga “Kënga ime”

Më: 15 prill 2014 Në ora: 18:33

Këngëtari Hysni Klinaku ka vendosur të largohet nga Festivali ”Kënga ime”, prodhim i Tv Klanit në Shqipëri. Përmes rrjetit social “Facebook”, ai ka thënë se 'dua te jem në skenën e këngës shqiptare bashkë me Çoliçin i kam 1000 e një arsye

"Përshëndetje miq te dashur.

Jam njeri ndër këngëtarët pjesëmarrës të Festivalit “Kënga ime” në Tv Klan.

Pas prezentimit të këngëtarit serb, Zdravko Çoliç si mysafir special në javën e kaluar, unë kam vendosur të mos jem pjesë e këtij Festivali të këngës shqiptare.

Pse s'dua te jem në skenën e këngës shqiptare bashkë me Çoliçin i kam 1000 e një arsye”, ka shkruar Klinaku në Facebook. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat