Vanessa Hudgnes, një bohemiane seksi

Mediale Vip

Vanessa Hudgnes, një bohemiane seksi

Më: 15 prill 2014 Në ora: 13:50

Një nga festivalet më të njohura të showbizzit të huaj është edhe “Coachella Music Festival” i cili ka nisur në 11 prill dhe pritej të ulë siparin në 20 prill. Ky festival, i cili zhvillohet në Kaliforni ngjet me një oaz ku vipat, çlodhen dhe janë më të shkujdesur në pamjen dhe veprimet e tyre.

Megjithatë më tepër sesa një oaz për vipat duket të jetë një “oaz” për punën e paparacëve. Këtë herë në fokusin e tyre ka qenë aktorja dhe këngëtarja Vannesa Hudgens, e cila është shfaqur krah të dashurit Austin Butler në një stil bohemian duke u dukur mjaft seksi. Gjithashtu binin në sy edhe flokët e Vannesës, e cila këtë herë kishte eksperimentuar duke i bërë ato bjondë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat