Kush i ka këmbët më seksi?

Mediale Vip

Kush i ka këmbët më seksi?

Më: 15 prill 2014 Në ora: 10:15

Për disa vite me radhë, Jennifer Aniston konsiderohej si ylli me këmbët më seksi në Hollivud, por këtë vit ajo mezi është renditur e 15-ta.

Dhe në fron tani është ulur Cameron Diaz, e cila ka lënë pas vetes emra të mëdhenj, ndër ta edhe Gisele Bundchen, Stacie Keilber, Halle Berry, Miranda Kerr, Carrie Underëood, Rihanna e shumë të tjera. Cameron Diaz kudo që paraqitet, mundohet që në plan të parë t’i nxjerrë këmbët e saj, të cilat vërtet janë seksi. Dhe këto përpjekje kanë pasur sukses, pasi këtë vit këmbët e saj kanë rrëmbyer titullin e më të mirave.

Carrie Underwood mund të jetë një yll i madh i muzikës, por edhe këmbët e shkëlqyeshme janë ato që e bëjnë të popullarizuar. Edhe Carrie ka përkujdesje të posaçme për këmbët e saj dhe kjo ia siguroi vendin e dytë.

Ndoshta pikërisht këmbët e gjata, Miranda Kerr-it, i kanë siguruar vend në mesin e engjëllusheve të shtëpisë së modës “Victoria’s Secret” dhe ajo vërtet i çmon ato dhe këmbët e saj e zunë vendin e tretë në këtë listë. Për fustanet e saj të gjatë, Rosie Huntington-Whiteley, gjithmonë përkujdeset që të kenë prerje të thellë, me qëllim që këmbët e saj të jenë sa më shumë të ekspozuara dhe kjo bën që kudo që paraqitet, të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Ajo zuri vendin e katërt në listën e këmbëve më seksi në Hollywood.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat