Di Capio kapet “mat” në çmenduri e sipër, po a është vërtet ai? (VIDEO)

Mediale Vip

Di Capio kapet “mat” në çmenduri e sipër, po a është vërtet ai? (VIDEO)

Më: 14 prill 2014 Në ora: 15:18

I gjithë episodi është filmuar nga të pranishmit në festival, megjithëse nuk ka siguri nëse personi që shfaqet në imazhet e filmuara

Ai ka qenë shumë i përfolur që prej daljes së filmit të tij epik të kandiduar për çmimin Oscar, "The Wolf of Wall Street". Mirëpo ja që kjo tjetra mund të jetë perfomanca më e mirë e të gjitha kohërave për Leonardo Di Caprion, teksa duket se është 'çmendur' duke kërcyer mes turmës në festivalin "Coachella" të muzikës që zhvillohet në shkretëtirën e Kalifornisë.

I gjithë episodi është kapur me aparatet telefonike nga të pranishmit në festival, megjithëse nuk ka siguri të madhe nëse personi që shfaqet në imazhet e filmuara është vërtet aktori 39-vjeçar Hollywoodian. Thjesht bëhet krahasimi me mënyrën e veshjeve në disa raste të mëparshme të tij, me berretë.
Praktikisht, në video shfaqet duke u hedhur në ajër dhe duke bërë lëvizje vërtet të pazakonta për një njeri si Di Caprio, i cili është munduar gjithmonë të shfaqet i përmbajtur në veprimet e tij jashtë skenës, pa dashur të bie shumë në sy. Ndërkohë që një vajzë në imazhet e filmuara duket totalisht e befasuar nga ajo që po i shihnin sytë. Dëshmitarët thonë se ishte vërtet Leo, por askush nuk vë dorën në zjarr. Mirëpo një foto e publikuar në rrjetet sociale tregon se personi i cili po kërcen është Leonardo Di Caprio.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat