Edhe më tutje është “vajzë e keqe”

Mediale Vip

Edhe më tutje është “vajzë e keqe”

Më: 14 prill 2014 Në ora: 09:22

Edhe përkundër përshtypjeve të përgjithshme se Angelina Jolie kohën e fundit është qetësuar, i dashuri i saj Brad Pitt pohon se e dashura e tij, me të cilën është duke i rritur gjashtë fëmijë, edhe më tutje është “vajzë e keqe”. Brad-it i vjen mirë që Angelina nuk është larguar në tërësi nga ana e saj e egër.

Megjithatë, sipas Brad Pitt-it, atë pjesë të karakterit të saj Angelina tani e mban larg syve të opinionit.

“Edhe më tutje është ‘vajzë e keqe’ dhe më vjen mirë për këtë, por kjo nuk është më për publikun e gjerë”, tha Pitt. Çifti i njohur hollivudian planifikon së shpejti të martohen, dhe për zyrtarizimin e lidhjes së tyre janë duke i nxitur fëmijët.

“Jemi duke planifikuar që të martohemi dhe në këtë gjë më së shumti po na shtyjnë fëmijët tanë. Ata çdo ditë na pyesin se kur do të martohemi dhe na lusin që këtë gjë ta bëjmë sa më shpejt”, tha Pitt

. Ai me këtë rast foli edhe për “krizën” që e ka kapluar lidhjen e tyre. “Nuk ka kurrfarë krize në lidhjen tonë. Kjo ‘krizë’ është shpikur nga mediat e caktuara të cilat vazhdimisht merren me gënjeshtra dhe me gjëra të ndyta. Ato kur nuk kanë se çka të shkruajnë sajojnë gënjeshtra për ne si dhe për personat tjerë të famshëm”, tha Pitt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat