Falënderuese për ish dashnorët

Mediale Vip

Falënderuese për ish dashnorët

Më: 14 prill 2014 Në ora: 09:06

Cameron Diaz është shumë falënderuese për të gjithë dashnorët e saj. Ylli i filmit 'The Other Woman', e cila në të kaluarën ka qenë në romancë me yjet si Justin Timberlake, Jared Leto, Matt Dillon dhe Alex Rodriguez, ka mësuar shumë nga ata dhe mendon se ata i kanë ndihmuar që ta njoh veten e saj më mirë.
“Jam mirënjohëse ndaj të gjithëve, pa marrë parasysh se a ka qenë një lidhje e shkurtër apo e gjatë. Nuk ka asnjë gjë nëpër të cilën kam kaluar që nuk kam marrë mësim nga ajo dhe që më ka quar deri këtu ku jam tani dhe nuk mund të besoj se sa gjëra të mrekullueshme të jep jeta”, ka deklaruar ylli 41-vjeçe për revistën ‘InStyle’.

Biondja e bukur momentalisht është beqare dhe mendon se femrat nuk duhet të ndjejnë presion për t’u martuar.

“Shumë femra vrapojnë pas martesës, pasi u është thënë se kjo u sjell lumturinë. Ato vrapojnë pas saj, e gjejnë atë dhe pastaj e kuptojnë se kjo nuk i bën të lumtur, por përkundrazi i bën të mjerueshme. Nuk e di nëse dikush ka pasur një lidhje të vërtetë monogame. Ne të gjithë kemi instinkte sikur kafshët. Por ne jetojmë në një shoqëri në të cilën na imponohet gjëra të tilla”, ka përfunduar ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat