Mashtrimi i Ardit Gjebresë!?

Mediale Vip

Mashtrimi i Ardit Gjebresë!?

Më: 14 prill 2014 Në ora: 09:00

Ardit Gjebra mashtron opinionin me rubrikën e tij, “Shihemi në gjyq”. Ky program vazhdon akoma të jetë mjaft i ndjekur e që transmatohet në kuadër të emisionit ‘ E diela Shqiptare’

Rubrika “Shihemi ne Gjyq”, edhe pse muaj me parë u përfol gjerë në median e shkruar dhe rrjetet sociale se çdo histori ishte thjesht e sajuar.

Dhe me sa duket çështjet gjyqësore që trajtohen nga juristja e njohur Znj. Eni Çobani nuk janë gjë tjetër veçse sajesa të njëpasnjëshme të prezantuesit Ardit Gjebrea dhe autores së programit Dalina Buzi.

“Shihemi në gjyq”, një program i ngjashëm me formatin italian “Forum” (që transmetohet në Canale 5 dhe Rete 4) dhe “Zemër të hapur” (Neës24) vazhdon të mashtrojë teleshikuesit me historitë e trilluara dhe aktorët diletantë të marrë nga rruga për të interpretuar një personazh në këmbim të një shume të caktuar, transmeton albeu.

Një burim i besueshëm dhe shumë i njohur në ekran, ka thënë se “çdo gjë është e sajuar, jo vetëm që pjesëmarrësit janë njerëz të zakonshëm por edhe historitë të mbushura me intriga dhe probleme janë sajime të Dalina Buzit dhe Ardit Gjebresë! Të gjithë personave pjesëmarrës i ofrohet një shumë e caktuar parash, thjesht për të realizuar një skenar të sajuar nga bashkëproducentet.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat