Depp: Dua fëmijë me Amber Heard

Mediale Vip

Depp: Dua fëmijë me Amber Heard

Më: 12 prill 2014 Në ora: 23:06

Johnny Depp ka deklaruar se ka në plan të bëjë shumë fëmijë me partneren e tij të re, aktoren Amber Heard.

50-vjeçari është fejuar me 27-vjeçaren në fund të vitit të kaluar dhe ka zbuluar se nëse ajo do të ketë dëshirë, do të krijojnë një familje të madhe.

“Amber duhet të ketë mundësinë për t’u bërë nënë. Unë i dua shumë fëmijët. Kam dy dhe janë perfektë. Nëse do të kisha mundësi, do të bëja 100”, tha aktori në prag të premierës së filmit të tij të ri ‘Transcendence’.

Johnny Depp është martuar vetëm një herë dhe ka qenë i fejuar tre herë të tjera më parë, por duket se fejesa me Amber Heard është ndryshe.

“Sa më shumë plakesh, aq më i zgjuar bëhesh. E kupton se vjen një pikë në jetën tënde ku je i aftë t’i përkushtohesh një personi. Ta duash këtë person siç do fëmijët e tu”, tha Depp.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat