Rita Ora: U detyrova që të rritem shumë shpejt

Mediale Vip

Rita Ora: U detyrova që të rritem shumë shpejt

Më: 12 prill 2014 Në ora: 09:44

“Kisha një apartament në të cilin jetoja vetëm, por flisja me prindërit çdo ditë në Skype, si dhe gjatë kohës që regjistrova albumin e parë. Bëja shkëputje të shpeshta nga studio në shtëpi, kisha frikë. Dhe kur them frikë e kam fjalën për frikë. Nuk e kisha idenë se çfarë dreqin po bëja. Nuk dija as të gatuaja, as të laja, u detyrova që të rritem shumë shpejt”, deklaroi 23 vjeçarja me origjinë nga Kosova, gjatë një interviste për revistën britanike “Elle”.
Rita Ora mbërriti nga Anglia në New York në moshën 18 vjeçare, për ti dhënë një shtysë karrierës së saj.

Por pavarësisht dëshirës për sukses, ajo është përballur me frikërat klasike si të adoleshentëve të cilët ndodhen larg familjes për herë të parë.

“Kisha një apartament në të cilin jetoja vetëm, por flisja me prindërit çdo ditë në Skype, si dhe gjatë kohës që regjistrova albumin e parë. Bëja shkëputje të shpeshta nga studio në shtëpi, kisha frikë. Dhe kur them frikë e kam fjalën për frikë. Nuk e kisha idenë se çfarë dreqin po bëja. Nuk dija as të gatuaja, as të laja, u detyrova që të rritem shumë shpejt”, deklaroi 23 vjeçarja me origjinë nga Kosova, gjatë një interviste për revistën britanike “Elle”.

Ajo ka treguar më tej se humbja më e rëndë për të ka qenë ajo e disa miqve, të cilët nuk ditën që ta pranonin bashkë me suksesin, “Kjo është ajo që më ka lënduar më shumë në jetë”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat