Rihanna e Drake përqafohen në publik

Mediale Vip

Rihanna e Drake përqafohen në publik

Më: 10 prill 2014 Në ora: 17:36

Duket se lidhja e Rihannes dhe e Drake sa vjen dhe bëhet më serioze. Tani që kane kaluar disa javë që nga momenti kur ata kanë nisur romancën, nuk rezervohen për te ndarë përqafime me njëri tjetrin në public. Pasditen e djeshme cifti kanë qenë të shoqëruar nga dy miqtë e tyre, për të parë një ndeshje basketbolli. Ende nuk është kuptuar arsyeja përse, por ata kanë qëndruar në vende të ndara. Rihanna ka komentuar lojën me një vajzë identiteti I të cilës ende nuk është bërë I ditur.

Jane shkrepur fotografi të shumta dhe këngëtarja dukej ne një humor shumë të mirë. Si shumica e personave që janë adhurues të këtij sporti, gjatë momentit të ndeshjes , Rihanna është parë të konsumojë pije dhe produkte ushqimore aspak dietike, por për të kjo gjë nuk përbën problem. Ajo nuk I kursen vetes ushqimet që I pëlqejnë, por cdo ditë stërvitet akoma dhe më shumë.

Njësoj si 26 vjecarja Rihanna edhe Drake, ka qëndruar së bashku me një mik. Cifti I cili e kanë nisur lidhjen e tyre fillimin e këtij viti mendohet se janë të sigurtë për atë që ndjejnë për njëri tjetrin, dhe mbase mund të hedhin hapa më serioz në vazhdim. Kujtojmë gjithashtu se në një intervistë që këngëtari 27 vjecar dha pak më parë pranoi :”Rihanna është vetëm një e përdalë dhe unë e di këtë gjë. Porajo ka sens humori, dhe më tërheq. Nuk kam arsyje përse të mos qëndroj me të”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat