Game of Thrones, sezoni i 4-t bëhet edhe më "hot"

Mediale Vip

Game of Thrones, sezoni i 4-t bëhet edhe më "hot"

Më: 10 prill 2014 Në ora: 00:08

Një princ zhvesh një grup prostitutash, nudo njëra pas tjetrës, teksa përpiqet të zgjedhë shoqëruesen e tij për natën.

Duket si një skenë filmash pornografike, por ky ishte episodi i fundit i dramës epike të serialit fantazi "Game of Thrones", bazuar mbi novelat e George R. R. Martin.

Fillimi i serive të përgjakshme të sezonit të katërt, ditën e hënë, arriti madje të shokonte edhe fansat e tij. Rreth 700 mijë të tillë ishin mbledhur për të parë rikthimin e pritur prej kohësh në "Sky Atlantic", më 21:00.

Skena me prostituta erdhi vetëm 10 minuta nga fillimi. Ndërkohë që fansat më të rinj të programit, i cili është zhvilluar si një kult, pasi është ndjekur nga shikues të të gjitha moshave, mendohej të ishin duke e parë skenën të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Aktivistët e fushatave publicitare paralajmëruan se kjo skenë mund të bëjë që të rinjtë të kthehen në "të pandjeshëm" ndaj përmbajtjes, duke marrë në konsideratë shokimin dhe influencimin nga sjellja që u shfaq në xhirime.

Miranda Suit, nga "Safermedia", tha: Ju vajza të reja, çfarë po mësoni nga disa skena të tilla? Që ajo që duan shumica e meshkujve është trupi i tyre dhe zhveshja është mënyra më e lehtë për të fituar vëmendjen e tyre? Kjo dëmton shumë si meshkujt edhe femrat në realitet.

Në Twitter, një përdorues tha: S'mund ta shoh 'Game of Thrones'. Ka shumë përdhunime dhe vrasje. Ndërsa një tjetër postoi "Betohem se Game of Thrones është thjesht një festival përdhunimesh"...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat