Nisin xhirimet e ‘Taken 3’

Mediale Vip

Nisin xhirimet e ‘Taken 3’

Më: 9 prill 2014 Në ora: 22:03

Liam Neeson do të interpretojë edhe një herë rolin e Bryan Mills në filmin ‘Taken 3’, xhirimet e të cilit kanë nisur në Los Angeles.

Aktori 61-vjeçar, i cili mendohet se për pjesëmarrjen në këtë film të tretë do të paguhet plot 20 milionë dollarë, ka premtuar se filmi do të ketë një histori shumë interesante dhe ndryshe nga dy filmat e parë. Këtë radhë, askush nuk do të rrëmbehet.

Liam do të interpretojë përkrah aktoreve Maggie Grace dhe Famke Janssen, të cilat do të luajnë respektivisht rolin e vajzës dhe bashkëshortes së tij. Mendohet se në këtë film do të interpretojë edhe aktori Forest Whitaker.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat