Simon Cowell shpjegon përse u largua Nicole Scherzinger nga X Factor

Mediale Vip

Simon Cowell shpjegon përse u largua Nicole Scherzinger nga X Factor

Më: 9 prill 2014 Në ora: 16:39

Simon Cowell më në fund ka thënë të vërtetën e largimit të Nicoel Scherzinger nga paneli i jurisë së X Factor. Fillimisht nëpër deklaratat e saj mësuam se arsyeja kishte qenë dëshira e këngëtares për të publikuar kënge te reja, Nicole u shpreh se konnkursi i zërave me të mirë, po bëhej një pengesë në vazhdimësinë e karrierës së saj artistike. Por fjalët e të sdashurës së Lewis Hamilton bien në kundërshtim me ato të Simon Cowell.

Ne intervistën e dhënë së fudnmi, Simon u shpreh :”Mendoj se Cheryl dhe Nicole nuk do të punonin mirë me njëra tjetrën, prandaj mora vendimin që ajo të largohej menjëherë pasi Cheryl konfirmoi pjesëmarrjen e saj.” Dy këngëtaret janë parë së bahsku në X Factor në vitin 2011, ku vetëm pak ditë pasi Nicole u shfaq në juri, Cheryl u largua.

Simon gjithashtu zbuloi se cila do të zëvendësonte Nicole. Sic dihet ai ka një simpati të vecantë për ish anëtaret e grupit ‘Spice Girls’ dhe e përzgjedhura është pikërsith njëra prej tyre. “Një tjetër anëtare do të jetë Mel B. Ajo është shumë simpatike dhe punon shumë për dicka që mer përsipër, më pëlqen kjo gjë. Gjatë kësaj jave kam takaur shumë njerëz dhe ndër të gjithë ata mendoj se Mel ishte ajo më e përshtatshmja.” Pëfundoi themeluesi i këtij konkursi.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat