Harper Beckham shpallet fëmija me modern në botë !

Mediale Vip

Harper Beckham shpallet fëmija me modern në botë !

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:42

Ajo është vajza e një ish futbollisti I cili e ka filluar karrierën e tij që në një moshë të re dhe shpesh është cilësuar si një legjendë ndërsa ajo vajza e dizenjatores së njohur Victoria Beckham e cila fillimisht e ka nisur karrierën e saj si një këngëtare, dhe më pas vendosi që te kthejë në realitet ëndrrën që ka patur që në fëmijëri.

Tashmë është publikuar dhe lista e 10 fëmijëve më modern në bootë, të cilët dallojnë me stilin e tyre karakteristik të të veshurit, duke ndjekur gjurrmët e prindërve të tyre te pasur, dhe Harper Beckham është renditur e para.

Edhe përse është vetëm 2 vjec, Harper ka dalluar me mënyrën e të veshurit dhe paraqitjet e saj në public gjithnjë kanë qënë të komentuara. Pas saj ështe renditur Brooklyn vëllai I saj 15 vjecar, dhe më pas Romeo Beckham. E katërta në listë ka qenë Suri Cruise vajza e Katie Holmes dhe e Tom Cruise. Suri është 6 vjec dhe gjithnjë vihet re e veshur shumë elegante. Më pas vjen vajza e Will Smith dhe e aktores Jada Pinket, Willow.

I gjashti në listë është përsëri një nga fëmijët e familjes Beckham, 8 vjecari Cruz. Më pas vijojmë me Ava Klass, Madoxx Jolie Pitt djali I adoptuar I Angeline Jolie dhe Brad Pitt. E nënta është Blue Ivy Carter, 2 vjecarja e njohur për të gjithë botën, vajza e dy këngëtarëve Beyonce dhe Jay Z e cila I shoqëron prindërit e saj kudo që shkojnë, dhe në përfundim renditet Shiloh Jolie Pitt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat