Aktoret më të paguara në botë

Mediale Vip

Aktoret më të paguara në botë

Më: 8 prill 2014 Në ora: 19:47

Kristen Stewart, e cila u bë e famshme si Bella e “Twilight”, është shndërruar në aktoren më të paguar në botë, pas filmit “Snow White and the Huntsman”, në të cilën ajo ishte protagonistja kryesore. 22-vjeçarja fitoi një total prej 34.5 milionë dollarësh në periudhën nga maji 2011 deri në maj 2012, duke lënë pas Angelina Jolie në vendin e katërt.

Cameron Diaz, e cila pati një sukses të papritur me filmin “Bad Teacher”, u rendit e dyta me 34 milionë dollarë.

Ish-rivalja në dashuri e Angelina Jolie, Jennifer Aniston fitoi 11 milionë dollarë nga filmat në këtë periudhë kohore, transmeton TCH.

Midis fitimeve të VIP-ave, nuk llogariteshin ato nga publiciteti, bizneset apo të tjerat, por vetëm honorarët që iu janë dhënë për filma.

Dhjetë aktoret më të paguara në botë:

1. Kristen Stewart 34.5 milionë dollarë

2. Cameron Diaz 34 mln $

3. Sandra Bullock 25 mln $

4. Angelina Jolie 20 mln $

5. Charlize Theron 18 mln $

6. Julia Roberts 16 mln $

7. Sarah Jessica Parker15 mln $

8. Meryl Streep 12 mln $

8. Kristen Wiig 12 mln $

10. Jennifer Aniston 11 mln $

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat