“Nuk jam xheloz për Visarin”

Mediale Vip

“Nuk jam xheloz për Visarin”

Më: 8 prill 2014 Në ora: 09:48

Nevila dhe Juliana shtrihen tek krevati i Arditit, ndërkohë që ai është në dhomën e rrëfimit. Më pas ai vjen në dhomë dhe bëhet gati të shtrihet tek krevati i tij, teksa shikon Nevilën dhe Julianën që ia kanë zënë. “Keni ngatërruar dhomë”, u thotë Arditi, ndërsa Juliana dhe Nevila qeshin tërë kohës me reagimin e tij.
Nevila fton Arditin të dalin të pinë cigare. Ai në fillim heziton, por pasi ia kërkon Nevila me ngul dalin në oborr. Juliana mban inat dhe nuk bashkohet menjëherë me ta, por vetëm pasi e lut Nevila disa herë. Arditi i ofron cigare Julianës, por ajo nuk e pranon dhe i kërkon Nevilës cigaren e saj. Nevila pyet të dy, se çfarë kanë që janë mërzitur me njëri-tjetrin. Ajo përpiqet të shtrojë terrenin, në mënyrë që Arditi dhe Juliana të sqarojnë keqkuptimet. Juliana dhe Arditi nuk flasin, por Nevila u kërkon të gjejnë një komunikim të përbashkët.
Juliana shprehet se Arditi është mërzitur se Visari ka puthur atë, duke shtuar se ajo nuk mund t’i thotë atij mos u afro, se mërzitet Arditi. Nga ana e tij, Arditi e sqaron Julianën se nuk i ka kërkuar asnjëherë të kufizojë shoqërinë me meshkujt, aq më pak me Visarin, pasi nuk e krahason veten me të. Ai i shpjegon Julianës, se ai nuk është xheloz, por lojërat e saj e kanë mërzitur. Arditi thotë se sedra e tij e mashkullit, nuk i pranon këto sjellje të Julianës. Ai përpiqet ta sqarojë, duke i folur qetë, ndërsa Juliana flet tërë kohës me nerva.
Arditi thotë se Visari po bën lojëra, por ai nuk ia lejon të tilla lojëra me personat që ka afër. Ai tregon se Visari ka puthur Julianën dhe më pas ka parë nga ai. Nevila e këshillon Julianën të shmangë Visarin. Ajo u thotë të dyve të bëjnë durim dhe t’i përballojnë më mirë situatat. Juliana shpreh hapur xhelozinë ndaj Katerinës, ndërsa Arditi mundohet ta qetësojë. Ai thotë se ka besim vetëm tek Nevila, kurse me Katerinën nuk ka asgjë. Juliana i kërkon Arditit që ai mos rrijë me asnjë femër, duke shkaktuar të qeshura tek Arditi dhe Nevila.
Arditi i rrëfen Nevilës se ai nuk po bën lojë me Julianën, por po mundohet ta mbrojë dhe të krijojnë diçka të bukur bashkë. Juliana thotë se nuk do të mendojnë njerëzit që ajo është e dobët dhe do të krijojë lidhje, që të qëndrojë më gjatë në shtëpi. Nevila nuk është dakord me Julianën, prandaj mundohet ta këshillojë, që të matet para se të flasë, apo të sillet, por mbi të gjitha të mos dëgjojë askënd, përveç vetes.
Më pas Arditi, Juliana dhe Nevila flenë gjumë, ashtu si të gjithë banorët e shtëpisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat