Sa më e plotë, aq më tërheqëse

Mediale Vip

Sa më e plotë, aq më tërheqëse

Më: 8 prill 2014 Në ora: 09:03

Modelja dhe aktorja e bukur, Kelly Brook, për mediat britanike ka zbuluar se është jashtëzakonisht krenare me figurën e saj trupore. Ajo ka pozuar në bikini për këto media dhe edhe njëherë ka treguar se pse e quajnë si britaniken më seksi. Kelly mendon se format femërore janë pjesë e identitetit të saj dhe kurrë nuk do të dëshironte t’i ndryshoj. “E dua trupin tim. Sa më e plotë që jam, aq më tërheqëse jam”, ka thënë ajo.

Ajo ka zbuluar se sikur secila femër tjetër, shpesh krahasohet me figura tjera të njohura, ndërsa në veçanti i pëlqen pamja dhe stili i këngëtares së re Lana Del Rey. Pasi nuk është vizitore e shpeshtë e palestrave dhe nuk dëshiron të djersitet në pajisje, Kelly thotë se çelësi i figurës trupore tërheqëse, është në maturi.

“Më parë do të ha dhe të kam vithe dhe gjinj të mëdhenj, se sa të jam e uritur dhe me gjinj të varur dhe stomak të rrafshët”, është shprehur Kelly, të cilët ia kanë lakmi si meshkujt, ashtu edhe femrat. Ajo me këtë rast i hodhi poshtë pohimet se gjoja ajo është duke u takuar fshehurazi me ish-të dashurin, Jason Statham. “Kjo nuk është e vërtetë. Jason i takon së kaluarës dhe atje do të mbetet”, tha ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat