Filmi ‘Maleficent’ tremb investitorët, shumë i frikshëm për fëmijët

Mediale Vip

Filmi ‘Maleficent’ tremb investitorët, shumë i frikshëm për fëmijët

Më: 7 prill 2014 Në ora: 13:32

Maleficent’, filmi i fundit i Angelina Jolie, është shumë i frikshëm për fëmijët dhe investitorët mendojnë se do të jetë një dështim që do i kushtojë Disney-it miliona dollarë humbje.

Aktorja 38-vjeçare interpreton në këtë film shtrigën e Bukuroshes së Fjetur dhe është roli i parë i madh hollivudian i saj në katër vitet e fundit, por portretizimi i shtrigës nuk i ka bindur aspak të pasurit e Wall Street-it.

Ata parashikojnë se filmi nuk do të grumbullojë shumë para’ në “box office” dhe ka mundësi të mos mbulojë as shpenzimet e tij. Arsyeja është se Angelina Jolie me pamjen e saj të frikshme nuk do të tërheqë fëmijët.

“Nuk ka asgjë të sigurtë mbi këtë film”, thotë analisti David Bank për ‘Daily Mail’.

Vetë Angelina Jolie ka pranuar më parë se pamja e saj në sheshxhirim ka trembur të gjithë të vegjëlit, përveç vajzës së saj Vivienne, e cila luan rolin e Aurorës në këtë film.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat