Love: Dashuria ime për Cobain, e pazëvendësueshme

Mediale Vip

Love: Dashuria ime për Cobain, e pazëvendësueshme

Më: 7 prill 2014 Në ora: 11:24

Kanë kaluar 20 vite nga vdekja e ylli të Rock-ut Kurt Cobain, e dhimbja për humbjen e tij është ende e madhe. Në përkujtimin e datës së tij të vdekjes, pak ditë më parë, ish-bashkëshortja e tij, aktorja dhe këngëtarja Courtney Love, është shfaqur e veshur me të zeza dhe e trishtuar.
Në një intervistë për “Telegraph” Courtney është shprehur se është ende e vështirë për të, të harrojë humbjen e Kurt Cobain. Ai nuk ishte vetëm një njeri i madh në muzikë, por ishte gjithashtu një bashkëshort i mirë, shprehet 49-vjeçarja. Kurrë nuk vendosi ta zëvendësonte me një tjetër mashkull në jetën e saj.

Ajo që e mërzit tani është vajza e tyre, 21 vjeçarja Frances Bean, e cila nuk e ka njohur kurrë të atin dhe ishte vetëm 18 muajshe kur ai ndërroi jetë.

Në përkujtim të 20 vjetorit të vdekjes së Cobain, pritet të organizohet një koncert i madh dhe ndërkohë po mendohen plane të tjera, që Courtney Love nuk ka preferuar t’i zbulojë.

Vokalisti i Nirvanave ndërroi jetë në 5 Prill të vitit 1994 në moshën 27 vjeçare. Ende e pazgjidhur vdekja e tij, por deri më tani thuhet se këngëtari ka vrarë veten në banesë, në Seattle, Washington.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat