Vdes ylli i Hollivudit, Mickey Rooney

Mediale Vip

Vdes ylli i Hollivudit, Mickey Rooney

Më: 7 prill 2014 Në ora: 09:24

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, ylli i Hollivudit, Mickey Rooney.

Rooney ishte një nga legjendat e indistrisë së filmit amerikan nga 1930 deri në 1940.

Gjatë karrierës së tij 80 vjeçare, Rooney ka luajtur në më shumë se 200 filma.

Ai ishte bërë i famshëm për rolin e tij në serialin Andy Hardy.

Rooney në vitin 1944 ka qenë aktor në filmin “National Velvet”, së bashku me aktoren Elizabeth Tailor.

Rooney ishte i martuar tetë herë.

Martesa e tij e parë iushte me Ava Gardner.

Komandanti i policisë në Los Angeles, Andrew Smith, ka njoftuar se Rooney ka ndërruar jetë të dielën pranë familjarëve të tij, në shtëpinë e tij në veri të Hollivudit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat