Arsyet e tradhtisë

Mediale Vip

Arsyet e tradhtisë

Më: 6 prill 2014 Në ora: 22:02

Tradhtia është pjesë e marrëdhënieve njerëzore. Ndonjëherë ajo nuk niset për të lënduar partnerin/en por në raste të tjera ajo është e qëllimshme.
Janë “tradhtarët” të lindur si tradhtarë, apo situata të caktuara i detyrojnë ata të tradhtojnë. Ndoshta pak nga të dyja.

Ja disa situata kur bëhemi tradhtarë;

1. Monotonia

Kjo është arsyeja më e zakonshme që njerëzit tradhtojnë. Është e vështirë të mbash një marrëdhënie të mërzitshme për një kohë të gjatë. Gjërat fillojnë e zmadhohen dhe pastaj arrin një pikë kur të dy e kuptojnë se kjo është jeta e vërtetë. Kur dikush tjetër ju përmbush eksitimin, një marrëdhënie e re mund të fillojë.

2. Varësia

Në shikim të parë, tradhtia duket si sjellje e pavarur. Kjo mund të interpretohet kështu: jeni duke bërë atë që doni, kur të doni. Por tradhtia është një sjellje e varur. Një tradhtar është i varur, sepse ata nuk janë aq të fortë sa të prishin marrëdhënien me partnerin e tyre të rëndësishëm, në mënyrë që të largohen me tjetrin.

3. Konfuzion

Ndonjëherë jeta ose një situatë e veçantë mund të lëkundë karakterin tuaj. Kur ndodh stuhia e përsosur e konfuzionit në kokën tuaj, mund të bëni gabime.

4. Sepse ju lejojnë

Të falësh një tradhtar, është njësoj si të bësh marrëveshje me të për të ndodhur përsëri, duke filluar një rreth vicioz. Personi i tradhtuar mund të humbasë respektin duke lejuar që ta tradhtojnë përsëri.

Arsye të tjera që mund të tradhtojmë janë;

Mënyra e trajtimit në çift.
Hakmarrja
Ngjarja që duke si një film
Nuk e konsiderojnë tradhti. (Living)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat