Simon Cowell: Fëmija nuk na krijon asnjë problem

Mediale Vip

Simon Cowell: Fëmija nuk na krijon asnjë problem

Më: 6 prill 2014 Në ora: 21:04

Simon Cowell dhe bashkëshortja e tij, Lauren Silverman kanë mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, Eric, në muajin shkurt. Prindërit e rinj, fatmirësisht nuk kanë pasur asnjë asnjë problem me zgjuarjen gjatë orëve të vona të natës, për tu kujdesur për të voglin e tyre, siç ndodh zakonisht.

“Është një fëmijë shumë i mbarë dhe unë ndihem shumë i qetësuar. Po e përballoj vërtetë shumë mirë pasi kemi gjetur edhe një dado shumë të mirë. Ai është shumë i ëmbël dhe nuk na krijon probleme”, ka deklaruar Cowell për revistën OK!.

54 vjeçari ka bërë të ditur se deri në atë moment të jetës së tij nuk kishte ndërruar asnjëherë asnjë panolino, por tashmë që ka një fëmijë të tijin, po e mendon dhe mbase do të mund ta bëjë një ditë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat